< Rrënohen 4 lokale në qendër të Deçanit - Lajme - Kosova Sot
Rrėnohen 4 lokale nė qendėr tė Deēanit

Rrėnohen 4 lokale nė qendėr tė Deēanit

Komuna e Deçanit ka zbatuar vendimin e Asamblesë Komunale te datës, 31.07.2015 duke rrënuar 4 lokale, pronë komunale në qendër të qytetit të Deçanit.

“Bazuar në nenin 14-të të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale nr.03/L-040, dhe në harmoni me nenin 21 të Statutit të Komunës së Deçanit , Kuvendi I Komunës së Deçanit në mbledhjen e mbajtur më dt.31.07.2015 miratoi këtë Vendim; Vendim për rrënim të objekteve të përkohshme në pronën komunale me shfrytëzim nga persona provat.

Merret Vendim për rrënimin e objekteve të përkohshme ne pronën komunale me shfrytëzim nga personat privat , të cilët gjenden në një pjesë të ngastrës kadastra le nr.1294-1 e evidentuar në certifikatën e pronësisë P-70505021-01294-1, Komuna Kadastrale Deçan , Zona e I(Parë) në Deçan , Hapësira afër bankës NLB Prishtina , si dhe ato që gjenden në një pjesë të ngastrës kadastrale nr.1254-1 e evidentuar në certifikatën e pronësisë P-70505021-01254-1,Komuna Deçan , Zona e I(Parë) në Deçan , Hapësira në qendër të qytetit”, thuhet në njoftimin e dërguar nga komuna e Deçanit.

“Në bazë të këtij vendimi të dt.31.07.2015 dje më dt.08.11.2017,(e mërkurë) filloi rrënimi i këtyre objekteve të përkohshme , në bazë të nenit 77 të Ligjit për Procedurën Administrative nr.02/L-28, nenit 34 të Ligjit Nr.04/L-110 Për Ndërtim , neni 17 shkronja d të Ligjit për vetëqeverisjen Lokale Nr.03/L-040”, thuhet më tej në njoftim.

Drejtori i Inspeksionit Komunal, Halil Tolaj lidhur me rrënimin e lokaleve ka thënë se shfrytëzuesit e këtyre lokaleve janë njoftu më kohë dhe se njëkohësisht janë duke zbatuar vendimin e Asamblesë Komunale të dt.31.07.2015 , konformë ligjit dhe rregulloreve dhe planit rregullues urban të qytetit.

“Asgjë nuk është vepru në kundërshtim më ligjin këto kanë qen lokale pronë komunale të cilat janë shfrytëzuar nga këta pronarë , në vazhdimësi ne si institucione i kemi njoftuar më anë të shkresave lidhur më procedurat dhe vendimet e marra në komunë dhe asgjë nuk bie ndesh me ligjin”, ka thënë Tolaj.

 (Kosova Sot)

20 orë e 0 minuta më parë