< Berisha: Paralajmërohet padi në Strasburg - Lajme - Kosova Sot
Berisha: Paralajmėrohet padi nė Strasburg

Berisha: Paralajmėrohet padi nė Strasburg

Zafir Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga subjekti politik Nisma për Kosovën, tha se këtë temë e ka ngritur edhe në Parlament, në seancë plenare."Për këtë vjedhje institucionale që u bëhet qytetarëve kam folur edhe në seancën e fundit të Kuvendit. Konsideroj se përpos që qytetarët duhet të kompensohen për vjedhjen që u është bërë si rezultat i një vendimi joligjor të ZRRE-së, dikush edhe duhet të japë llogari para drejtësisë", u shpreh ai. "Që nga viti 2012, me vendim antiligjor janë vjedhur qytetarët, shtresa e rrezikuara sociale, bizneset, andaj me një vendim të gjykatës duhet t'u kthehen qytetarëve 40 milionë eurot e plaçkitura. Si deputet do të inicioj edhe një padi në Gjykatën e Strasburgut për këtë shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, që është bërë në emër të institucioneve", tha Berisha për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)

15 orë e 27 minuta më parë