< Ndërkombëtarët të kërkojnë arrestimin e "peshqve të mëdhenj" - Lajme - Kosova Sot
Ndėrkombėtarėt tė kėrkojnė arrestimin e "peshqve tė mėdhenj"

Ndėrkombėtarėt tė kėrkojnė arrestimin e "peshqve tė mėdhenj"

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë vlerësuar se duhet patjetër që edhe në Kosovë ambasadorët amerikanë dhe të BE-së të kërkojnë si në Shqipëri arrestimin e "peshqve të mëdhenj" që përbëjnë krimin e organizuar, siç janë ata të pushtetit të inkriminuar dhe mafio- oligarkët e bizneseve të pista të bizneseve mafioze e kriminale e të lidhur dhe me mbështetje të ngushtë dhe bashkë-ortakë të fshehtë nga majat e tre pushteteve ekzekutive dhe të dyja. Ndaj ata kanë shtruar edhe çështjen se çfarë po ndodh me tërë sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe a kemi fare drejtësi? Sipas tyre, edhe misioni evropian EULEX, si duket, i ka çuar duart nga tentimi i bërjes së drejtësisë, duke e parë se krimi i organizuar me rritje galopante nuk kap vetëm disa veta të pushtetshëm, por një rrjet të gjerë të qindra njerëzve që i shërbejnë politikës e pushtetit të kriminalizuar për shumë vite dhe që është tepër i vështirë luftimi i tyre, pasi përdorin mënyrat më perfide edhe të sofistikuara të plaçkitjes e të përftimit që në fakt blejnë çdokënd me shumë para, vetëm për të mos u akuzuar apo dënuar nga drejtësia tanimë e trafikuar.

Image

 

Faktori amerikan, vendimtar

Analisti Skënder Kapiti, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot" ka thënë se në Kosovë duhet patjetër një ligj VETTING-u, si në Shqipëri. Sipas tij, EULEX-i nuk është më shumë i besueshëm dhe premtues për të ndëshkuar 'peshqit e mëdhenj' të krimit dhe të korrupsionit në Kosovë. Ai shton se duhet të angazhohet edhe ambasadori amerikan në Prishtinë për ndërmarrjen edhe atje të nismës për miratimin e një reforme rrënjë- sore në sistemin e drejtësisë, ashtu sikurse për një kohë të gjatë u preokupua me vendosmëri dhe me përkushtim edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, gjë e cila mundësoi miratimin e VETTINGut dhe gjithashtu po me këmbënguljen e tij edhe po zbatohet funksionimi dhe zbatimi i tij."SHBA-të, aleati strategjik dhe jetik i shqiptarëve dhe vetëm ato e kanë seriozisht dhe prioritet të tyre Shqipërinë dhe po kështu e kanë edhe Kosovën shqiptare. Politika dhe politikanët në Kosovë nuk e bëjnë dot as reformën dhe as nuk e luftojnë vetë korrupsionin dhe krimin, pasi ata janë vetë autorët apo 'peshqit e mëdhenj' të krimit, korrupsionit dhe të hajdutërisë", theksoi ai. "As evropianët nuk kanë aftësi, përkushtimin dhe seriozitetin e duhur për këtë ndërmarrje, pasi dihet se sa për Evropën nuk do të ishte mundësuar as çlirimi dhe as pavarësia e Kosovës. Pra, pa SHBA-në dhe pa NATO-n e drejtuar prej saj nuk do të ishte e mundur as vetë ekzistenca dhe as siguria e BE-së", u shpreh analisti Skënder Kapiti.

Image

 

Kosova t'i funksionalizojë institucionet

Analisti Naim Kelmendi ka nënvizuar se pastrimin e drejtësisë kosovare e shpëton patjetër dhe mbetet e domosdoshme ndërhyrja dhe vendosmëria e ambasadorëve nga ShBAja dhe BE-ja, sikundër kanë këmbëngulur edhe në Shqipëri për arrestimin e "peshqve të mëdhenj". "Pra, kështu në këtë drejtim është sfiduar edhe drejtësia kosovare, duke u treguar e pafuqishme në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit institucional të pushtetit, ngase me një fjalë të gjithë të pushtetshmit, mafiopolitikanët e inkriminuar dhe mafio- oligarkët e bizneseve të pista në këtë vend nuk i ka prekur asnjëherë ligji dhe as drejtësia", theksoi për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Kelmendi. Ndërkohë, Hasan Preteni, nga Qendra për Etikë, Transparencë dhe Integritet, thotë se nuk jemi ne ata që duhet të kërkojmë nga "miqtë ndërkombëtarë". "Kosova i ka të gjitha institucionet me mision të qartë, detyrim i tyre është të punojnë, të realizojnë misionin, të japin llogari, të jenë transparentë, t'i detyrojmë titullarët të raportojnë. Ky mekanizëm duhet të vihet në lëvizje, s'ka vullnet politik", spikati për gazetën "Kosova Sot" Hasan Preteni.

Image

 

Shteti më i izoluar dhe më i varfër

Analisti Naim Miftari ka veçuar se me qenë rendi si duhet dhe shteti ynë si duhet, shtet funksional, nuk na duhet siç tha ndihma e asnjë ambasade dhe ambasadori, për shkak se për ambasadorët dihet se çfarë është detyra e tyre, mirëpo kur nuk jemi seriozë në sundimin e ligjit dhe rendit. Atëherë sipas tij normalisht që vendit tonë i duhet sot ose kurrë ndihma, sidomos e SHBA-së dhe disa shteteve të Kuintit, por jo të gjithave, pasi ka shtete që nuk ia duan të mirën Kosovës."Pasi që Kosova ka dështuar totalisht jo vetëm për çështje të drejtësisë, por ka dështuar në arsim, ka dështuar si shtet funksional, ne jemi vrima më e zezë në Evropë, shteti më i varfër, më i izoluari, dhe kjo nuk është rastë- sisht, por tregon se politikanët tanë mendojnë vetëm për veten e tyre, për klanet e tyre, si dhe për familjet e tyre, por nuk mendojnë për popullatën dhe vendin tonë që doli nga një luftë si fitimtare dhe sikur që na kanë ndihmuar gjatë luftës SHBA-të, aq e nevojshme është të na shtrijnë dorën dhe ndihëm tani për sundimin e ligjit, sepse nëse se ruajmë shtetin atëherë janë të kota sakrificat tona ndër vite", deklaroi për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Miftari.

Image

 

(Kosova Sot)

1 orë e 19 minuta më parë