Badallaj: Këta banditë futën krunde në vend të grurit

  • 09 November 2017 - 18:08
Badallaj: Këta banditë futën krunde në vend të grurit

Analisti Reshat Badallaj Zhuriani tha për "Kosova Sot " se këta banditë futën krunde në vend të grurit, shqiptarët i krahasuan me kafshët dhe akoma vazhdojnë veprimtarinë e tyre kundër Kosovës dhe askush nuk po merr masa kundër kësaj bande. "Populli me të madhe kanë filluar të kuptojnë se banda serbiane Devolli janë rreziku më permanent për vendin tonë. Andaj, edhe mund të ndodhë që pranverën nuk mund ta presin, se popullit u ka ardhur shpirti në maje të hundës dhe i tërë faji mbetet te kjo bandë kriminale, që po e vjedhin Kosovën dhe po pasurohen hajnisht si sheikët arabë dhe po e trashin buxhetin e Serbisë e në anën tjetër populli i Kosovës po vuan për bukën e gojës", tha ai.

(Kosova Sot)