< Spitali i këtij qyteti “vizitohet” edhe nga dhitë e kecat (Foto) - Lajme - Kosova Sot
Spitali i kėtij qyteti “vizitohet” edhe nga dhitė e kecat (Foto)

Spitali i kėtij qyteti “vizitohet” edhe nga dhitė e kecat (Foto)

Ndryshimet atmosferike dhe rënia e temperaturave kanë ndikuar në shfaqjen e virozave gripale dhe shtimin e rasteve ku pacientët kërkojnë ndihmën e mjekëve.

Por në spitalin e Kukësit, krahas pacientëve në një ditë të zakonshme që i drejtohen ambienteve të spitalit për t’u këshilluar me mjekët në lidhje me shqetësimet që hasin dhe problemet e tyre, sot siç duket edhe në foto bluzat e bardha kanë patur pacientë speciale dhe këto janë tri dhi, të cilat kanë përshkruar korridoret e spitalit, ndoshta për të kërkuan ndihmën e mjekëve nga luhatja e temperaturave dhe virozat stinore.

Sakaq, nuk dihet se si u shfaqën kafshët në ambientet e spitalit, por kjo panoramë të lë të kuptosh se në spitalet tona ndodhin çudira nga më të ndryshmet.

Image

 

 (Kosova Sot)

22 orë e 43 minuta më parë