Adoleshentja që nuk e dinte se kishte kancer të vezoreve

  • 09 November 2017 - 20:22
Adoleshentja që nuk e dinte se kishte kancer të vezoreve

Përpos që menstruacionet nuk i kishin ardhur për gjashtë muaj, asaj kishte filluar t'i dilte edhe mjekra, shkak i së cilës, sikur që u pa më vonë, ishte niveli i lartë i hormonit mashkullor, testosteron, në gjakun e saj.

Një adoleshente mbeti e tmerruar, pasi që mori vesh se menstruacionet nuk i kishin ardhur meqë vuante nga kanceri i vezoreve. Në fillim mjekët mendonin se Amy Allen, asokohe 18 vjeçe, vuante nga sindroma e vezoreve policistike (PCOS), që është një çrregullim hormonal i shpeshtë te femrat e periudhës reproduktive. Por, përpos që menstruacionet nuk i kishin ardhur për gjashtë muaj, asaj kishte filluar t'i dilte edhe mjekra, shkak i së cilës, sikur që u pa më vonë, ishte niveli i lartë i hormonit mashkullor, testosteron, në gjakun e saj.

Kanceri i vezoreve prek femrat mbi moshën 50 vjeçe

 Amy priste që t'i fillonte studimet e psikologjisë në Universitetin "York St John" kur, duke dëgjuar këshillën e së ëmës, kishte shkuar te mjeku i përgjithshëm, gjë që në fund, çoi edhe deri te vënia e diagnozës së rëndë. Ajo është tepër e re për t'u diagnostikuar me këtë sëmundje. Në të shumtën e rasteve, kanceri i vezoreve prekë femrat mbi moshën 50 vjeçe, apo te femrat që kanë arritur menopauzën. Amy u diagnostikua me një lloj të rrallë, të quajtur tumori SertoliLeydig. Tani 21 vjeçe, Amy, nga Berkhamsted, Hertfordshajër, e luftoi sëmundjen dhe diplomoi. Ajo thotë se është personi i parë që mbahet mend në Jorkshajër, që ishte diagnostikuar me këtë sëmundje.

 "Porosia ime për të rejat"

 Ajo kishte vendosur ta hiqte vezorin e majtë, e ta mbante atë të djathtin, gjë që ia mundëson që, në të ardhmen, të ketë fëmijë. "U desh një kohë derisa arrita ta pranoja se vuaja nga një sëmundje e rëndë. E, pasi e pranova këtë realitet, më prisnin ca vendime të vështira për t'i marrë", thotë ajo. "Vendosa që ta hiqja vezorin, në rast se kishte mbetur ndonjë pjesë e kancerit në të. Ky vendim u tregua i drejtë, meqë analizat më pas treguan se me të vërtetë në atë vezor kishte pjesë të kancerit. Tani konsiderohem e shëruar dhe kam vendosur që ta bëj publik rastin tim për të treguar se kanceri i vezoreve nuk i prekë vetëm femrat e moshuara, edhe pse është më i shpeshtë te to. Porosia ime sidomos për të rejat, është që të mos i injorojnë ndjenjat dhe simptomat e tyre", përfundon ajo.

(Kosova Sot)