Rrëmbim pasioni, 13 vjeçarja nga Fieri shokon policinë: Ika sepse e dua

  • 09 November 2017 - 21:43
Rrëmbim pasioni, 13 vjeçarja nga Fieri shokon policinë: Ika sepse e dua

Mosdakortësia mes dy familjeve rome ka bërë që një 18 vjeçar rom të rrëmbejë të dashurën e tij 13 vjeçare.

Pas dy ditësh mungese në familje, ato janë alarmuar, por me ndërhyrjen e policisë situata është sqaruar, familjet ranë dakort  dhe çifti me trashëgime

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në lagjen rome në Levan. Një vajzë 13-vjeçare me iniciale A.R, banuese në Levan të Fierit është rrëmbyer 2 ditë më parë. 

Fillimishtë u fol për rrëmbim personi por burimet zyrtare të policisë sqaruan se nuk bëhet fjalë për rrëmbim dashakeqës, por për rrëmbim pasioni, rrëmbim dashurie. Policia ka kryer edhe ndalimin e 18 vjeçarit pasi ai ka kryer mardhënie me 13 vjeçaren minorene por me dëshirën e saj.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin Andon O., 18 vjeç, banues në Levan, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 07.11.2017, në fshatin Levan, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur 13 vjeçe, e cila me dëshirën e saj është larguar për 2 ditë në një fshat të Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga Neni 100/1 i Kodit Penal

(Kosova Sot)