< Tronditja e madhe E SHPËTON DREJTËSINË - Lajme - Kosova Sot
Tronditja e madhe E SHPĖTON DREJTĖSINĖ

Tronditja e madhe E SHPĖTON DREJTĖSINĖ

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë vlerësuar se në Kosovë askush nuk e merr përgjegjësinë për dështimin dhe degradimin e drejtësisë, sepse është i korruptuar dhe i degraduar pothuajse i gjithë sistemi politiko- juridik, derisa, sipas tyre, për dështimin (e qëllimshëm) të sistemit të drejtësisë përgjatë këtyre viteve të pasluftës dhe pas pavarësisë, përgjegjëse janë të gjitha partitë që kanë qeverisur me vendin, gjegjësisht ministrat e papërgjegjshëm dhe frikacakë, të cilët nuk e kishin kurajën të përballen me aferat e mëdha korruptive dhe kriminale, duke mos e pasur guximin t'u tërheqin vërejtjen gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur nga mafio- oligarkët politikë dhe ekonomikë. Ndaj, ata kanë shtruar edhe çështjen se përse askush deri më sot nuk e mori përgjegjësinë për dështimin edhe mtë qëllimshëm të sistemit të drejtë- sisë për gjithë këto vite mntë (mos) funksionimit të pasluftës dhe se të gjitha partitë e gjertanishme kanë keqdrejtuar dikasterin e stërkequr te drejtësisë. Për atë se a do ta trondiste në themel sistemin e drejtësisë një proces i "Vetting"-ut në Kosovë, dhe ngase shumica e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk do të mund të arsyetonin pasuritë e tyre milionëshe që i kanë krijuar përmes procesit të korruptimit permanent e të pandalshëm ndër shumë vite, flet shkrimi në vijim.

Image

 

Kriminalizimi i politikës

Analisti Skënder Kapiti, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se në Kosovë askush nuk e merr përgjegjësinë për dështimin dhe degradimin e drejtësisë, sepse është i korruptuar dhe i degraduar pothuajse i gjithë sistemi politikojuridik. Sipas tij, nuk vetëdekriminalizohet, nuk vetëdekorruptohet dhe nuk vetëdënohet krimi dhe korrupsioni institucional i ngritur në sistem, siç është ai në Shqipëri dhe në Kosovë. "Nëse Kosova e fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 1999, pavarësinë e saj tashmë e kërcënon padrejtësia e sistemit të drejtësisë dhe politika e korrupsionit dhe e kriminalizuar. Vetëm ndërhyrja e faktorit jetik për shqiptarët, vetëm ndërhyrja e SHBA-së, e cila e çliroi dhe e pavarësoi Kosovën, pra, vetëm ndërhyrja e tyre për një 'VETTING' do të bënte të mundur pavarësimin e dytë të Kosovës, e cila është drejtësia: paanshmëria dhe pavarësia dhe mosmvarja e drejtësisë nga politika, korrupsioni dhe nga krimi", theksoi ai. "Jo vetëm drejtësia ka nevojë për 'VETTING'-un në Kosove dhe në Shqipëri, por së pari duhet bërë 'VETTING'-u i pastrimit të politikës dhe të politikanëve antikombë- tarë dhe antiamerikanë që fatkeqë- sisht janë shumë", u shpreh analisti Skënder Kapiti.

Image

 

"VETTING"-u, kusht për pastrimin e sistemit

Analisti Florim Zeqa thotë se për dështimin (e qëllimshëm) të sistemit të drejtësisë përgjatë këtyre viteve të pasluftës dhe pas pavarësisë, përgjegjëse janë të gjitha partitë që kanë qeverisur me vendin, gjegjësisht ministrat e papërgjegjshëm dhe frikacakë, të cilët nuk e kishin kurajën të përballen me aferat e mëdha korruptive dhe kriminale, duke mos e pasur guximin t'u tërheqin vërejtjen gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur nga mafio- oligarkët politikë dhe ekonomikë. Si rezultat i kësaj, sipas tij, shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë krijuar pasuri milionëshe përmes procesit të korruptimit permanent përgjatë viteve të kaluara."Pa dyshim, një proces serioz i 'VETTING'-ut do ta trondiste në themel sistemin korruptiv të drejtë- sisë kosovare, të një drejtësie, e cila është shndërruar në padrejtësi për qytetarët dhe mbrojtëse besnike e politikanëve të korruptuar, e mafiooligarkëve dhe grupeve kriminale në vend. Kësisoj, shpresat e qytetarëve të vendit mund të kthehen vetëm me pastrimin e Gjyqësorit dhe Prokurorisë si dhe institucioneve të tjera të shtetit pa dallim nga të inkriminuarit, korruptuarit dhe shantazhuarit me kuadro të reja, me duar të pastra dhe të specializuar në fushën e jurisprudencës", theksoi për gazetën "Kosova Sot" analisti Florim Zeqa. Ndërsa, analisti Naim Kelmendi ka nënvizuar se pa efikasitetin e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit nga drejtësia kosovare, edhe më tutje nuk do të kemi shtet të së drejtës dhe sundim të rendit e ligjit. Ai potencoi se pa luftën e pakompromis nga ana e drejtësisë ndaj korrupsionit edhe në institucionet e shtetit pa dallim pra edhe ndaj niveleve të larta të politikës në këtë vend nuk mund të ketë sundim të ligjit dhe të rendit juridik, dhe pa këtë luftë jemi larg standardit evropian për shtet juridik dhe sundim të ligjit që askush të mos jetë mbi ligjin. " Ndërsa aspiratat e mëdha të popullit të Kosovës për shtetin e mirëfilltë demokratik do të arrihen vetëm atëherë kur drejtësia të jetë në funksion të ligjit dhe të zbatojë vetëm ligjin pa dallim qoftë ndikimeve politike, partiake apo edhe të tjera", spikati për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Kelmendi.

Image

 

Partia e Thaçit, fajtorja kryesore

Analisti Naim Miftari ka vlerësuar se drejtësia ka dështuar që nga fillimi në Kosovë, dhe dihet se një kohë të gjatë UNMIK-u e ka dështuar drejtimin e drejtësisë, e që kjo ka vazhduar edhe më tutje, kur institucionet vendore e kanë udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë, të cilën e kanë dështuar, dhe sidomos e kanë dështuar politikanët që kanë qenë vetë të korruptuar. "Dihet se shumicën e kohës Ministrinë e Drejtësisë e ka drejtuar partia e Hashim Thaçit, e cila ka punuar nën diktatin e tij dhe kur të shohësh rezultatin e drejtësisë tonë si shtet i pavarur, atëherë dalim si shumë të dështuar", u shpreh ai. "'Vetting'-u jo që do ta trondiste drejtësinë kosovare dhe Ministrinë e Drejtësisë, por 'Vetting'-u do ta trondiste sidomos strukturën politike, për shkak se strukturat e parapolitikës, që janë të lidhura me krimin e organizuar, korrupsionin, etj., të gjitha si mbulesë ligjore e përdorin MD- në, e cila i mbron investimet e paligjshme dhe përfitimet e paligjshme që i bëjnë ministrat, kryetarët, prokurorët, kryeprokurorët avokatët, etj., d.m.th përfitimet materiale që janë të pajustifikueshme", deklaroi për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Miftari.

Image

 

(Kosova Sot)

10 orë e 58 minuta më parë