< Ditë të zeza për oligarkët e inkriminuar të politikës e biznesit - Lajme - Kosova Sot
Ditė tė zeza pėr oligarkėt e inkriminuar tė politikės e biznesit

Ditė tė zeza pėr oligarkėt e inkriminuar tė politikės e biznesit

Fakti që edhe ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyet Yee, ka theksuar se qeveritë perëndimore duhet të jenë më të prera ndaj udhëheqësve të korruptuar e në krim të organizuar të vendeve të Ballkanit, ku bën pjesë edhe Kosova, konsiderohet nga analistët politikë si një paralajmërim që duhet të merret seriozisht nga institucionet e Kosovës. Ai thotë se është e turpshme se si ata udhëheqës formalë priten në kryeqytete evropiane sikur tek ata nuk ka asnjë të keqe. Analistët konsiderojnë se edhe vetë ndërkombë- tarët duhet krijuar vija të kuqe për liderë të Kosovës për të cilët Amerika gjithsesi e katërçipërisht është në dijeni se janë të përfshirë në paligjshmëri, e po kështu edhe Brukseli, në mënyrë që qytetarët të dinë se kush janë udhëheqësit kosovarë të cilët nuk i pranon perëndimi dhe kështu ata të mos votohen. Kjo do të mund të bëhej edhe me refuzimin e vizave të tyre që nuk i meritojnë. Analisti politik Blerim Burjani i tha gazetës "Kosova sot" se këto sinjale të izolimit ndërkombëtar të të fortëve të politikes kanë filluar t'i dërgohen kaherë shtetit të Kosovës, por politika i ka injoruar ato. "Unë kam potencuar edhe më herët se BE-ja dhe SHBA-ja ende nuk kanë bërë një listë të personave të padëshiruar apo nongrata, të cilët dyshohen për shpëlarje parash, për korrupsion, shpërdorim të buxhetit të shtetit të Kosovës, andaj e rrugës do të ishte që këta persona, të cilët zvarriten prej tyre me vjet nëpër gjykata e një pjesë e tyre rrinë nën hije, të mos lejohen më të zhvatin buxhetin e shtetit", theksoi Burjani.

Image

 

Perëndimi neglizhoi oligarkinë kosovare

Politologu Arsim Haziri vlerëson se një deklarim i tillë është shumë rëndë- sishëm kur është në konsideratë pesha racionale e të qenit shtet për qytetarë dhe i zhvillimit të përgjithshëm, sado që politika po tregohet shurdhmemece karshi reagimeve të tilla, por herët apo vonë do t'i ndjenë ato mbi kurrizin e vet. "Fatkeqësisht udhëheqja aktuale përbëhet nga njerëzit më të pandërgjegjshëm politikisht, ashtu edhe juridikisht, duke mos përjashtuar as edhe ambicien e skajshme individuale për të qenë të paprekshëm ekonomikisht. Shtetet perëndimore duhet urgjentisht të izolojnë ata liderë që ardhja e tyre nuk ka mbështetje ligjore e popullore, kjo do të kishte efekte tejet racionale, pasi do të nënkuptonte se zgjedhja e tyre nuk ka marrë mbështetje normative. Në këtë pikë konsideroj se edhe shtetet perëndimore kanë dështuar totalisht dhe një deklarim i tillë është plotësisht i drejtë dhe në funksion të së mirës sociale. Dhe, duke mos pasur ato kufizime parimisht bëhen edhe pjesë të dështimit të qëllimshëm pothuajse të Ballkanit", u shpreh ai. "Sikur bartësve institucionalë t'u merrej në konsideratë ardhja në pozita politike në rrugë të dyshimta atëherë edhe mbështetja e tyre do të ishte tejet minore, çka për shoqërinë tonë do të ishte edhe një lloj argumenti pse s'duhet votuar e përkrahur. Rasti konkret kur do të mund të neglizhoheshin ose refuzoheshin vizitat e presidentit të vendit do të ishte sikur të merrej parasysh procesi në të cilin z. Thaçi u zgjedh president i vendit, pra proces i montuar dhe i dyshimtë dhe që nuk mund të ketë bazë të drejtë ligjore", tha Arsim Haziri.

Image

 

Paralajmërim serioz për bandat

Analisti politik Ali Hertica pohon se duke qenë se zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit është një diplomat karriere që nuk bën kompromise me udhëheqjet e korruptuara dhe organizatat e oligarkëve të shtetit në rajonin e Ballkanit, pasi që gjithçka e lidh me sigurinë, një paralajmërim i tillë është tepër serioz për Kosovën."Dihet se Hoyt Brian Yee do të vendosë zyrtarisht edhe në tavolinë të institucioneve të Kosovës paralajmërimin dhe do t'u bëjë me dije se SHBA-ja do të qesë vija të kuqe për të gjithë liderët që janë të involvuar në krime ordinere në Kosovë e rajon, e për të cilët priten të zbardhen dosje edhe nëpër gjykatat evropiane, ku SHBA-ja ka interesat e saja gjithandej në BE, por edhe në rajonin e Ballkanit", u shpreh ai."SHBA pra e dëshiron një rajon të qetë e stabil, që të mos jetë i trazuar nga bandat e oligarkëve dhe organizata kriminale të krimit të organizuar. Ky paralajmërim është sipas mendimit tim, një kërcënim i barabartë me marrjen e të masave të tjera drastike në bashkëpunim me organet zbatuese të ligjit, për t'i ndjekur të inkriminuarit dhe për t'u dhënë dënimin e merituar matrapazëve politikë e atyre biznesorë të pistë kosovarë", theksoi Ali Hertica. Sipas njohësit tjetër të skenës politike në vend, analistit Mustafë Kadrijaj, shqetësimi dhe ngritja si problem nga zyrtari i lartë amerikan për zyrtarët e shteteve ballkanike, në këtë rast edhe Kosovës, është shqetësim real, sepse këtë po e paguan me lëkurë çdo ditë qytetari i Kosovës."Uroj që shqetësimi i Hoyet Yee të merret seriozisht nga lidershipi evropian, që të identifikohen dhe që të kenë vija të kuqe, sepse qytetari kosovar është i pafuqishëm që ta ndërrojë këtë lidership dhe këtë administratë të korruptuar, me disa përjashtime që gjithsesi duhet të veçohen nga grupet e inkriminuara, sepse dorën në zemër ka edhe shumë njerëz që punojnë me nder edhe brenda institucioneve të Kosovës", potencoi Kadrijaj.

 

Image

 

(Kosova Sot)

12 orë e 18 minuta më parë