Berisha zbulon bisedën mes Ramës e Tahirit pas dosjes së Habilajve

  • 10 November 2017 - 12:11
Berisha zbulon bisedën mes Ramës e Tahirit pas dosjes së Habilajve

Ish-kryeministri shqiptar,  Sali Berisha, ditën e djeshme, nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se bazuar në atë çfarë shkruhet në ligjin anti-mafia, Saimir Tahiri, bëhet anëtar kryesor i grupit të Habilajve.

Berisha theksoi se vetëm me targën e tij, çdo njeri që lexon ligjin antimafia e ka të qartë se ky klasifikohet si anëtar i grupit të strukturuar të Habilajve.

Sipas tij, detyra e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ishte t’u jepte targën e qeverisë që makina e tij të mos ndalohej e kontrollohej asnjëherë.

“Tani erdhi dosja…kanabistët në parlament hodhën poshtë dosjen, Rama i cili momentin e parë pasi kishte njoftuar italianët e lëshoi në humnerë Tahirin, kur i tregoi kokën e macokut Saimiri atij, i tha: “koka ime po, por koka e Olsit peshon më rëndë se imja, i nxori dhe eurot që kishte dhënë për Ishmin e tha dale se’ …e një të mbyllur provat, ju bllokuat për herë të parë në 27 vite …pse e bllokuat? Mirë se me italianin ia gjetën, po 850 mijë euro dhe dy patentat e 100 tonëshit dhe 20 tonëshit a mund të më thuasj Pjerin pse nuk e cel gojën një javë ai për të thënë gjysëm fjalë, Tahiri, po Rama pse nuk e hap gojën? Pse Pandeli? Zhduket se po ngushtohet rrethi jo i Saimir trafikut por i Norieges, edhe Olsi trafikut se po të mos ishte Edi me Olsin Saimirit s’ja mbante kurrë jo t’u jipte makinën, jo te blinte skafet por as të mendonte se mund të lejohej këtë situatë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)