Lotaria Amerikane/ Pas ‘sekretit’ për aplikim të suksesshëm, ambasada jep të tjera detaje

  • 10 November 2017 - 12:18
Lotaria Amerikane/ Pas ‘sekretit’ për aplikim të suksesshëm, ambasada jep të tjera detaje

Pasi postoi “receten” se si mund te beni nje aplikim te suksesshem per Lotarine Amerikane, ambasada e SHBA ne vendin tone, jep te tjera detaje per gjithe te interesuarit qe duan të aplikojne apo qe kane aplikuar për lotarinë DV-2019 se fundi.

Ne pergjigje te pyetjes se te interesuarve se kur mund te merren pergjigjet per ata qe kane bere aplikimin, ambasada ne faqen e saj ne FB, jep kete pergjigje: Tek udhëzimet e lotarisë, që i gjeni te https://al.usembassy.gov/…/immigrant…/diversity-visa-sq/, citohet që ju duhet ta kontrolloni statusin tuaj nga 1 maji 2018 deri më 30 shtator 2019.

Kontrolli i Statusit të tё Regjistuarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2019, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni mё tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi.

Duke filluar nga 15 maji 2018, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2019 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në state.gov. Kontrolli i Statusit të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten dhe anëtarët e tyre të familjes.  Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistave për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve.

‘Receta’

“Ndiqni në vizatimin më poshtë recetën time për një aplikim të suksesshëm për lotarinë! Është më e lehtë sesa të bësh byrek! Sigurisht, që mund të më pyesni nëse nuk kuptoni ndonjë nga përbërësit e recetës”- shkruan ambasada.

 (Kosova Sot)