Reagojnë ndërtimtarët: Shpend Ahmeti anuloi takimin që e thirri vetë, s'guxoi të ballafaqohet me ne

  • 10 November 2017 - 13:25
Reagojnë ndërtimtarët: Shpend Ahmeti anuloi takimin që e thirri vetë, s'guxoi të ballafaqohet me ne

Shoqata e Ndërtimtarëve e quajnë mosshkuarjen e Shpend Ahmetit në takimin me ta si frikë të kryetarit aktual të Prishtinës për t'u përballur me sektorin e ndërtimtarisë. Ata thonë se ky është mashtrimi i radhës i Ahmetit.

Shpend Ahmeti kishte thirrur në takim Shoqatën e Ndërtimtarëve sot në orën 10, por ai nuk u shkoi në takim. Madje, i pari i Prishtinës as nuk i kishte informuar ata se do të anulonte takimin, duke i lënë në pritje.

Pas kësaj, shoqata doli me një reagim ku e quajnë kryetarin mashtrues, që nuk u erdhi në takim të thirrur nga vetë ai sepse s’donte të ballafaqohej me këtë sektor.

Ndërtimtarët përmendin se ata pranuan ftesën e Ahmetit edhe përkundër se ai i kishte quajtur shoqatën e tyre ‘mafi të ndërtimit’, dhe asnjëherë se kishte parë të udhës që së paku t’i takojë. Tani që aranzhoi takimin, e anuloi atë pas asnjë paralajmërim.

Ky është reagimi i Shoqatës së Ndërtimtarëve:


(Kosova Sot)