Burjani: Sinjale të izolimit ndërkombëtar të të fortëve të politikes

  • 10 November 2017 - 13:39
Burjani: Sinjale të izolimit ndërkombëtar të të fortëve të politikes

Analisti politik Blerim Burjani i tha gazetës "Kosova sot" se këto sinjale të izolimit ndërkombëtar të të fortëve të politikes kanë filluar t'i dërgohen kaherë shtetit të Kosovës, por politika i ka injoruar ato.

"Unë kam potencuar edhe më herët se BE-ja dhe SHBA-ja ende nuk kanë bërë një listë të personave të padëshiruar apo nongrata, të cilët dyshohen për shpëlarje parash, për korrupsion, shpërdorim të buxhetit të shtetit të Kosovës, andaj e rrugës do të ishte që këta persona, të cilët zvarriten prej tyre me vjet nëpër gjykata e një pjesë e tyre rrinë nën hije, të mos lejohen më të zhvatin buxhetin e shtetit", theksoi Burjani.

(Kosova Sot)