Kapiti: Kriminalizimi i politikës

  • 10 November 2017 - 13:48
Kapiti: Kriminalizimi i politikës

Analisti Skënder Kapiti, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se në Kosovë askush nuk e merr përgjegjësinë për dështimin dhe degradimin e drejtësisë, sepse është i korruptuar dhe i degraduar pothuajse i gjithë sistemi politikojuridik. Sipas tij, nuk vetëdekriminalizohet, nuk vetëdekorruptohet dhe nuk vetëdënohet krimi dhe korrupsioni institucional i ngritur në sistem, siç është ai në Shqipëri dhe në Kosovë.

"Nëse Kosova e fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 1999, pavarësinë e saj tashmë e kërcënon padrejtësia e sistemit të drejtësisë dhe politika e korrupsionit dhe e kriminalizuar. Vetëm ndërhyrja e faktorit jetik për shqiptarët, vetëm ndërhyrja e SHBA-së, e cila e çliroi dhe e pavarësoi Kosovën, pra, vetëm ndërhyrja e tyre për një 'VETTING' do të bënte të mundur pavarësimin e dytë të Kosovës, e cila është drejtësia: paanshmëria dhe pavarësia dhe mosmvarja e drejtësisë nga politika, korrupsioni dhe nga krimi", theksoi ai. "Jo vetëm drejtësia ka nevojë për 'VETTING'-un në Kosove dhe në Shqipëri, por së pari duhet bërë 'VETTING'-u i pastrimit të politikës dhe të politikanëve antikombë- tarë dhe antiamerikanë që fatkeqë- sisht janë shumë", u shpreh analisti Skënder Kapiti. 

(Kosova Sot)