Hertica: Paralajmërim serioz për bandat

  • 10 November 2017 - 14:41
Hertica: Paralajmërim serioz për bandat

Analisti politik Ali Hertica pohon se duke qenë se zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit është një diplomat karriere që nuk bën kompromise me udhëheqjet e korruptuara dhe organizatat e oligarkëve të shtetit në rajonin e Ballkanit, pasi që gjithçka e lidh me sigurinë, një paralajmërim i tillë është tepër serioz për Kosovën.

"Dihet se Hoyt Brian Yee do të vendosë zyrtarisht edhe në tavolinë të institucioneve të Kosovës paralajmërimin dhe do t'u bëjë me dije se SHBA-ja do të qesë vija të kuqe për të gjithë liderët që janë të involvuar në krime ordinere në Kosovë e rajon, e për të cilët priten të zbardhen dosje edhe nëpër gjykatat evropiane, ku SHBA-ja ka interesat e saja gjithandej në BE, por edhe në rajonin e Ballkanit", u shpreh ai."SHBA pra e dëshiron një rajon të qetë e stabil, që të mos jetë i trazuar nga bandat e oligarkëve dhe organizata kriminale të krimit të organizuar. Ky paralajmërim është sipas mendimit tim, një kërcënim i barabartë me marrjen e të masave të tjera drastike në bashkëpunim me organet zbatuese të ligjit, për t'i ndjekur të inkriminuarit dhe për t'u dhënë dënimin e merituar matrapazëve politikë e atyre biznesorë të pistë kosovarë", theksoi Ali Hertica.

(Kosova Sot)