Kelmendi: Krimi e nëntoka e krimit ka sfiduar shoqërinë tonë

  • 10 November 2017 - 14:51
Kelmendi: Krimi e nëntoka e krimit ka sfiduar shoqërinë tonë

 Analisti Naim Kelmendi ka nënvizuar se pa efikasitetin e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit nga drejtësia kosovare, edhe më tutje nuk do të kemi shtet të së drejtës dhe sundim të rendit e ligjit. Ai potencoi se pa luftën e pakompromis nga ana e drejtësisë ndaj korrupsionit edhe në institucionet e shtetit pa dallim pra edhe ndaj niveleve të larta të politikës në këtë vend nuk mund të ketë sundim të ligjit dhe të rendit juridik, dhe pa këtë luftë jemi larg standardit evropian për shtet juridik dhe sundim të ligjit që askush të mos jetë mbi ligjin.

" Ndërsa aspiratat e mëdha të popullit të Kosovës për shtetin e mirëfilltë demokratik do të arrihen vetëm atëherë kur drejtësia të jetë në funksion të ligjit dhe të zbatojë vetëm ligjin pa dallim qoftë ndikimeve politike, partiake apo edhe të tjera", spikati për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Kelmendi.

(Kosova Sot)