Atentati në Ekuador, zbulohet “lidhja” e shqiptarit me Ilir Hidrin

  • 10 November 2017 - 16:22
Atentati në Ekuador, zbulohet “lidhja” e shqiptarit me Ilir Hidrin

Te tjera dyshime dhe fakte lidhur me atentatin ndaj shqiptarit Remzi Azemi ne Ekuador, i cili mbeti i plagosur, pasi u qellua teksa ishte ne makinen e blinduar me vajzen dhe gruan e tij.

Mediat vendase raportojne se ai ishte nën hetim nga autoritetet në Ekuador që në vitin 2014, pasi dyshohet se ishte përfshirë në trafik droge, pjesë e grupit të shqiptarit Ilir Hidri, 39 vjeç, i cili u vra në 30 maj të këtij viti në jugperëndim të Buenos Aires, pas prishjes së pazareve për lëndët narkotike.

Sipas  ‘El telegrafo’, Azemi jetonte ne apartamentit ku jetonte më parë Ilir Hidri. Sipas hetimeve, Azemi e kishte marre me qira kete apartament dhe banonte nderkohe ne te.

Ne momentin e atentatit, viktima shoqërohej nga gruaja e tij, (me origjinë shqiptare), dhe vajza 3-vjeçare, të cilët ndodhin në mjetin e blinduar.

Sipas Drejtorit Kombëtar të Krimeve kundër Jetës, Germán Cevallos “Për momentin, për shkak të kontekstit të kësaj ngjarje, besojmë se motivi për këtë veprim të dhunshme është i lidhur me trafikimin e drogës”.

(Kosova Sot)