Kamarierja e famshme Ela tregon vjedhjet spektakolare

  • 29 July 2015 - 10:58
 Kamarierja e famshme Ela tregon vjedhjet spektakolare

E famshmja kamarierja "Ela" e cila kishte grabitur një sërë lokalesh në Tiranë, ka pranuar se ajo ka qënë e detyruar për shkak të varfërisë dhe pamundësisë për të mbajtur dy fëmijët e saj.
Kamarierja 30 vjeçare Emanuela Malaj, nënë e dy fëmijëve, e divorcuar nga i shoqi, ka treguar se kishte shumë borxhe dhe nuk paguante dot qiranë, dritat dhe ujin në shtëpi.
E pranoni që keni vjedhur paratë e xhiros ditore në 4 lokale në Tiranë?
"Po, e pranoj. Jo vetëm të këtyre 4 lokaleve që më kanë denoncuar. Kam vjedhur edhe te tri lokaleve të tjera, po në Tiranë".
Po pse e bënit këtë?
"Jam e papunë. E divorcuar. Kam dy fëmijë për të rritur, për t’i shkolluar dhe nuk po i'a dilja dot ndryshe".
Si arrinit të futeshit në punë në këto lokale?
"Në asnjërin nuk jam futur në punë, kam qenë te të gjithë në provë".
Po si i gjenit?
"Merrja gazetën dhe shikoja shpalljet që bënin lokale të ndryshme që kërkonin kameriere. Nënvizoja disa ku mendoja se mund të bëheshin para dhe shënoja numrat e telefonave.
Pastaj i merrja në telefon çdo ditë nga një. Kishte raste edhe nga dy brenda ditës".
Siç është rasti i dy lokaleve që të denoncuan në një ditë..
"Po. I pari te “Komuna e Parisit" dhe i dyti pak metra më larg, diku te rruga "Sulejman Delvina".