Guraziu: Pazare të pista

  • 10 November 2017 - 17:59
Guraziu: Pazare të pista

Për njohësin e zhvillimeve politike rreth betejës për Prishtinën, analistin Ragip Guraziu, kjo marrëveshje nuk ka asnjë përmbajtje tjetër veçse qëllimit përfitues kriminal mbi kurrizin e prishtinasve dhe në dëm të pronës publike. "Këtë ditë që u bë marrëveshja e fshehtë hipokrite dhe e ndyrë nga Shpend Ahmeti e Rrahim Pacolli, u la të kuptohet se edhe VV-ja hyri në vallen e një partie të pazareve tepër të pista e kriminale, sikur ato në klanin 'Pronto'. Edhe vetë Pacollët disa kohë më parë e patën shijuar këtë çorbë pa kripë me klanin 'Pronto'", u shpreh ai.

"Të dy këto subjekte partiake, pas kësaj martese për interesa krejtësisht kriminale, do të marrin një përgjigje të fortë ndëshkimi mu nga ata që i kanë votuar,gjegjësisht qytetarët me votën popullore "KUNDËR" do ta përmbysin më 19 nëntor synimin hileqar, mashtrues e gënjeshtar që VV -ja me Shpend Ahmetin, Dardan Sejdiun e Liburn Aliun po e kurdisin kundër interesit të qytetarëve, ndonëse për katër vjet u dëshmuan me pushtetin e tyre të tejinkriminuar , ata edhe tani po tentojnë të sigurojnë vota, duke mashtruar e duke gënjyer dhe duke blerë votat nga qytetarët e varfër, të përvuajtur e të nëpërkëmbur, edhe atë tani bashkë me AKR-në e Pacollëve hipokritë, mashtrues e blerës të votave edhe në raundin e parë të 22 tetorit, që i bie se VV-ja dhe Shpend Ahmeti nuk po zgjedhin mënyrën se si ta mbajnë pushtetin, por me çdo kusht duan ta fitojnë Prishtinën", theksoi Guraziu.

"Por, bindja ime është se ata kot e kanë, sepse besoj që prishtinasit kanë kulturë vlerësimi dhe kulturë ndëshkimi, dhe tanimë nuk do ta kenë as për së afërmi, sikur para katër vjetësh, admirimin e tyre dhe simpatinë, as për Shpendin dhe për VV-në , e të mos flasim fare për Pacollët, dy parë miqtë e Serbisë, se deri dje VV-ja dhe AKR-ja, njëra- tjetrën e akuzonin si bashkëpunëtorë të Serbisë", tha Ragip Guraziu.  

(Kosova Sot)