Kadrijaj: Do të ishte e mirëseardhur të identifikoheshin rrjetet kriminale

  • 10 November 2017 - 18:06
Kadrijaj: Do të ishte e mirëseardhur të identifikoheshin rrjetet kriminale

Sipas njohësit tjetër të skenës politike në vend, analistit Mustafë Kadrijaj, shqetësimi dhe ngritja si problem nga zyrtari i lartë amerikan për zyrtarët e shteteve ballkanike, në këtë rast edhe Kosovës, është shqetësim real, sepse këtë po e paguan me lëkurë çdo ditë qytetari i Kosovës.

"Uroj që shqetësimi i Hoyet Yee të merret seriozisht nga lidershipi evropian, që të identifikohen dhe që të kenë vija të kuqe, sepse qytetari kosovar është i pafuqishëm që ta ndërrojë këtë lidership dhe këtë administratë të korruptuar, me disa përjashtime që gjithsesi duhet të veçohen nga grupet e inkriminuara, sepse dorën në zemër ka edhe shumë njerëz që punojnë me nder edhe brenda institucioneve të Kosovës", potencoi Kadrijaj.

 

(Kosova Sot)