Miftari: Partia e Thaçit, fajtorja kryesore

  • 10 November 2017 - 18:12
Miftari: Partia e Thaçit, fajtorja kryesore

Analisti Naim Miftari ka vlerësuar se drejtësia ka dështuar që nga fillimi në Kosovë, dhe dihet se një kohë të gjatë UNMIK-u e ka dështuar drejtimin e drejtësisë, e që kjo ka vazhduar edhe më tutje, kur institucionet vendore e kanë udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë, të cilën e kanë dështuar, dhe sidomos e kanë dështuar politikanët që kanë qenë vetë të korruptuar. "Dihet se shumicën e kohës Ministrinë e Drejtësisë e ka drejtuar partia e Hashim Thaçit, e cila ka punuar nën diktatin e tij dhe kur të shohësh rezultatin e drejtësisë tonë si shtet i pavarur, atëherë dalim si shumë të dështuar", u shpreh ai.

"'Vetting'-u jo që do ta trondiste drejtësinë kosovare dhe Ministrinë e Drejtësisë, por 'Vetting'-u do ta trondiste sidomos strukturën politike, për shkak se strukturat e parapolitikës, që janë të lidhura me krimin e organizuar, korrupsionin, etj., të gjitha si mbulesë ligjore e përdorin MD- në, e cila i mbron investimet e paligjshme dhe përfitimet e paligjshme që i bëjnë ministrat, kryetarët, prokurorët, kryeprokurorët avokatët, etj., d.m.th përfitimet materiale që janë të pajustifikueshme", deklaroi për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Miftari.

(Kosova Sot)