< Rudhani: Pushtetarët përfitojnë paligjshëm - Lajme - Kosova Sot
Rudhani: Pushtetarėt pėrfitojnė paligjshėm

Rudhani: Pushtetarėt pėrfitojnė paligjshėm

Analisti Florim Rudhani tha për "Kosova Sot" se nuk është risi më se prapa shumicës së kompanive të mëdha që merren me importin dhe shitjen e derivateve të naftës i kanë bashkë- aksionarë gjegjësisht pronarë të vërtetë nën hije, por edhe shefa të tyre, politikanët e nivelit më të lartë të shtetit. "Që nga paslufta, politikanët tanë në kushte anonimiteti të plotë po vazhdojnë të udhëheqin këto kompani nën hije ose si aksionarë dhe ata janë "padronët" ose pronarët e vërtetë që po sundojnë me "arin e zi" në Kosovë", ka theksuar ai. Sipas tij, politikanët shqiptarë të Kosovës po përfitojnë nga këto biznese të pista me dhjetëra miliona euro, duke e kontrolluar dhe kontrabanduar derivate të naftës dhe duke i mbushur kontot e tyre bankare në vend dhe jashtë vendit.

"Ka dyshime të mëdha se po këta politikanë për çdo vit ndaras sjellin në Kosovë nga 5 000 cisterna ose nga 150 milionë litra naftë e benzine me një qarkullim prej më shumë se 1 miliard euro brenda vitit dhe me mbi 200 milionë euro përfitime", u shpreh Rrudhani."Nuk duhet të çuditemi se përse Prokuroria e Kosovës nuk ka hapur as edhe një rast të vetëm dhe të zbardhë atë që të gjithë e dinë se cilat figura të larta politike dhe shtetërore, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, qëndrojnë fshehtas, por edhe realisht prapa kompanive të mëdha të derivateve të naftës në Kosovë", ka theksuar ai.

(Kosova Sot)

6 orë e 55 minuta më parë