Si përgjon ambasada ruse të gjithë shtetasit më të rëndësishëm në vend (VIDEO)

  • 10 November 2017 - 18:54
Si përgjon ambasada ruse të gjithë shtetasit më të rëndësishëm në vend (VIDEO)

Kastriot Myftaraj ka dalë në një tezë të re sa i përket përgjimeve në vend.

Sipas tij, fakti që ambasada ruse gjendet në një rreze jo më të largët se 460 metra nga të gjitha institucionet më të rëndësishme në vend, i bën këto të fundit vulnerabël që të përgjohen prej saj në çdo moment të ditës duke bërë që të rrjedhin informacione të rëndësishme prej aty.

Myftaraj thotë në emisionin e tij “Ju flet Moska” se ambasada ruse është shuma pranë selisë së Kuvendit të Shqipërisë, godinës së kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, tre institucione tepër të rendësishme në Shqipëri.

 

(Kosova Sot)