< Mulliqi: Pas kësaj marrëveshjeje AKR - LVV lidhet edhe ndonjë pazar i madh i ri - Lajme - Kosova Sot
Mulliqi: Pas kėsaj marrėveshjeje AKR - LVV lidhet edhe ndonjė pazar i madh i ri

Mulliqi: Pas kėsaj marrėveshjeje AKR - LVV lidhet edhe ndonjė pazar i madh i ri

Sipas analistit Skënder Mulliqi, të gjitha marrëveshjet lidhur më koalicionet, fatkeqësisht, po lidhen për biznes dhe me biznese të ndryshme. "Duket se të "mirat", të cilat ia ka bërë Shpend Ahmeti, Behgjet Pacollit me pazare biznesore, tash ka ardhur koha që këto të "mira", Pacolli t'ia kthejë Shpendit , duke e votuar sërish për të parin e Prishtinës. Edhe LVV-ja, edhe AKR-ja, për t'i ruajtur interesat e grupeve të caktuara, i janë futur këtij muhabeti me koalicion , duke tentuar që t'i vazhdojnë aty ku i kanë lënë matrapazllëqet biznesore, duke i qitur anash interesat e nëpërkëmbura të qytetarëve. Zaten, në Kosovë po dominojnë ato parti politike, të cilat moti janë shndërruar ose kanë qenë korporata. Po bëhet luftë e madhe për dominim në sfera të ndryshme të interesit , duke e lënë në harresë interesin e përgjithshëm", u shpreh ai.

"Dihet se Pacolli dhe Pacollët e tjerë aty përreth tij, punojnë vetëm që t'i arrijnë objektivat biznesore. Zhytja e njerëzve të politikës në afera të ndryshme korruptive është bërë tashmë "modë', e cila është duke e shkatërruar me themel Kosovën. Nuk është çudi se po shërbehen me marifete të tilla të ulëta vetëm që t'i ruajnë pozitat në pushtet, pa marrë parasysh akuzat dhe kundërakuzat në të kaluarën e afërt që i ka pasur LVV-ja me AKR-në", potencoi Mulliqi.

(Kosova Sot)

23 orë e 35 minuta më parë