Kanceri i vezoreve i shkaktonte probleme mendore

  • 10 November 2017 - 20:10
Kanceri i vezoreve i shkaktonte probleme mendore

27- VJEÇARJA ËSHTË DIAGNOSTIKUAR ME NJË TUMOR MASIV

Tumori në njërin prej vezoreve të saj ishte rritur i madhësisë sa topi i futbollit

Ky tumor i kishte shkaktuar asaj encefalit, një sëmundje të rrezikshme autoimune, e cila shkakton inflamacion në tru, gjë që edhe kishte bërë që Kira të përjetonte halucinacione dhe ngërçe
Një grua e cila kishte halucinacione, ngërçe dhe një çrregullim të rrallë autoimun, kishte mbetur e tronditur kur kishte zbuluar se, në njërin prej vezoreve të saj, ishte duke u rritur një tumor i madhë- sisë sa topi i futbollit, e i cili ishte përgjegjës për simptomat e lartpërmendura. Kira Hartley, 27 vjeçe, u diagnostikua me tumorin e llojit teratoma. Ky tumor i kishte shkaktuar asaj encefalit, një sëmundje të rrezikshme autoimune, e cila shkakton inflamacion në tru, gjë që edhe kishte bërë që Kira të përjetonte halucinacione dhe ngërçe. Në një emision TV, Kira dhe, tani, burri i saj, Brock Runner, shpjegojnë ngjarjet të cilat çuan deri te zbulimi i tumorit masiv. 

Kira kishte filluar ta kishte një shije metalike në gojë

Ata tregojnë se shenja e parë e sëmundjes u vërejt në një natë qershori, të vitit 2016, kur Kira kishte filluar ta kishte një shije metalike në gojë, derisa hante ushqimin. Por, gjatë ditëve në vijim, asaj iu paraqit një pagjumësi dhe panik dhe, në një rast, derisa ishte duke bërë dush, për pak sa nuk i ra të fikët. Pasi që e quan në emergjencë, mjekët e liruan në shtëpi pasi që i përshkruan ca ilaçe kundër infektimit urinar. Kur Kira filloi të kishte halucinacione dhe të bërtiste se djajtë ishin duke shkuar për ta marrë atë, atëherë i fejuari i saj mori vesh se diçka serioze nuk ishte në rregull me të. Derisa arritën te mjeku, Kira filloi që të kishte ngërçe dhe u bë mavi. Mjekët e stabilizuan gjendjen e saj, duke e vendosur në një gjendje kome, në të cilën qëndroi më shumë se një muaj. Pas bërjes së rezonancës magnetike, mjekët ia zbuluan në sëmundje të rrallë autoimune, të quajtur encefalit limbik. 

Problemi i saj më i madh është me memorien afatshkurtër

Kjo sëmundje shfaqet kur trupi krijon antitrupa kundër vetvetes së tij. Më pas, një analizë tjetër zbuloi praninë e tumorit të madh në njërin prej vezoreve të Kiras. Përpos të tjerash, teratoma e saj përmbante edhe ind nervor. Kjo ishte përgjegjëse për problemet mendore të saj, respektivisht për sëmundjen autoimune. NDerisa ishte në gjendje kome, ajo u operua dhe, pasi që u zgjua, iu desh edhe një muaj tjetër derisa filloi që të fliste dhe t'i njihte miqtë dhe familjarët. Tani, ajo thotë se problemi i saj më i madh është me memorien afatshkurtër. Kira dhe Brock u martuan një muaj më parë. 

(Kosova Sot)