Zhduket një grua në Liqenin e Ohrit

  • 29 July 2015 - 11:10
Zhduket një grua në Liqenin e Ohrit

Një grua besohet se është mbytur sot në Liqenin e Ohrit.

Ekipet e shpëtimit të policisë, por edhe ato të Kryqit të kuq, filluan një aksion të madh për gjetjen e saj, raporton Zhurnal.

Nga policia e Ohrit shkurt kanë informuar se ajo që dihet është se gruaja herët në mëngjes ka hyrë në liqe dhe në një moment është zhdukur.