Ngjarje e rëndë, 35-vjeçari plagos me thikë vëllain dhe kunatën

  • 11 November 2017 - 09:30
Ngjarje e rëndë, 35-vjeçari plagos me thikë vëllain dhe kunatën

Një krim i rëndë ka tronditur Elbasanin, ku një 35-vjeçar ka plagosur me thikë vëllain dhe kunatën e tij.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”. Policia njofton se i arrestuar është shtetasi Altin Illiu, 35 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, në banesë pas një konflikti të momentit me familjarët  ka goditur me thikë vëllain e tij shtetasin G.I., 43 vjeç dhe kunatën e tij shtetasen M.I., 39 vjeçe.

Shtetasi G.I., ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën ndërsa bashkëshortja e tij shtetasja M.I, pasi ka marrë mjekim në spitalin Kirurgjik Elbasan është larguar për në banesë. Grupi hetimor gjatë kontrollit të banesës ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materilale thikën me të cilën  Altin Illiu goditi vëllain dhe kunatën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 88  dhe 279 të  Kodit Penal.

 (Kosova Sot)