Aksident masiv në Rinas, disa të plagosur, mes tyre dhe një fëmijë

  • 11 November 2017 - 09:54
Aksident masiv në Rinas, disa të plagosur, mes tyre dhe një fëmijë

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Rinas.

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Rinas. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të aeroportit, ndërsa në aksident janë përfshirë tre automjete.

JOQ ka publikuar disa fotot, ku shihen edhe tre automjetet që janë përplasur. Ndërkohë, dëshmitarët në vendin e ngjarjes pohojnë se disa persona janë plagosur.

Në tre automjetet, gjithsej udhëtonin katër persona, tre të rritur dhe një fëmijë rreth 13- vjeç, të cilët janë lënduar si pasojë e aksidentit. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës në lidhje me këtë aksident.

 (Kosova Sot)