< Prishtinë, sulmohen dy policë pasi ndaluan një veturë - Lajme - Kosova Sot
Prishtinė, sulmohen dy policė pasi ndaluan njė veturė

Prishtinė, sulmohen dy policė pasi ndaluan njė veturė

Policia e Kosovës raporton se dy pjesëtarë të saj kanë marrë tretman mjekësor pas sulmit që mbi ta ka ushtruar një person.

Dy zyrtarët policorë në rroba civile kanë ndaluar veturën Opel, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti po voziste në trotuar duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

“I dyshuari ka refuzuar që t’iu jap dokumentet si dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së

 (Kosova Sot)

20 orë e 33 minuta më parë