Prishtinë, arrestohet pasi detyroi fëmijën të kërkojë lëmoshë

  • 11 November 2017 - 10:25
Prishtinë, arrestohet pasi detyroi fëmijën të kërkojë lëmoshë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull (rom) pasi kishte keqtrajtuar dhe detyruar një fëmijë që të kërkojë lëmoshë, rasti ka ndodhur në Prishtinë.

Njoftimi i policisë:

Prishtine 09.11.2017-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Rom pasi që i njëjti ka keqtrajtuar një fëmijë K-Rome duke detyruar që të kërkojnë lëmoshë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

 (Kosova Sot)