Qeveria s'flet për Specialen

  • 29 July 2015 - 11:35
Qeveria s'flet për Specialen

Edhe pse është pritur që Qeveria e Kosovës ta kishte në rend dite në mbledhjen e rregullt që u mbajt sot, çështjen e Gjykatës Speciale, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Specialja, kështu edhe përfundimisht nuk do të jetë në Kuvend as këtë javë, duke lënë pezull datën e mbajtjes së seancës ku do të ndodhnin ndryshimet kushtetuese që do t'i hapnin rrugë themelimit të saj.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, pas mbledhjes së Kyresisë të mbajtur të hënën kishte deklaruar se nëse Qeveria riporcedon amandamentet kushtetuese seanca mund të mbahet gjatë kësaj jave.

Grupi Parlamentar i PDK-së sot pritet të mbaj mbledhje ku do të diskutoj për Specialen, konkretisht shefi i partisë së kësaj partie Hashim Thaçi do të mundohet që t'i bind deputetët kundështues të votojnë pro.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme Qeveria  aprovoi një projektligj dhe u dha mbështetje disa nismave për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe mori disa vendime të tjera, mes të cilëve ndarjen edhe të 450 mijë eurove për ndërtimin e tri shkollave të mesme.

(Kosova Sot)