< Sot votohet kryetari i ri i sindikatave - Lajme - Kosova Sot
Sot votohet kryetari i ri i sindikatave

Sot votohet kryetari i ri i sindikatave

Sot në Ohër në Kongres të jashtëzakonshëm, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do ta zgjedhë kryetarin e ri.

Darko Dimovski, është kandidat i vetëm u.d. i deritanishëm, i cili vjen nga Sindikata e Punëtorëve në Hoteleri, Turizëm, Ekonomizim Banesor-Komunal, Zejtarisë, Shoqatave e Mbrojtjes. Kandidatura e tij ishte pranuar nga ana e Këshillit dhe Kryesisë së LSM-së.

Krahas Dimovskit, kandidatura për lider sindikal, kanë parashtruar edhe kryetari i OJSHQM, Peco Grujovski dhe kryetari i Sindikatave të Policisë, Aco Antovski. 

 (Kosova Sot)

12 orë e 13 minuta më parë