Gati për nisje. Kanabisi i kapur në Velipojë, kush është polici i arrestuar, vëllai i …

  • 11 November 2017 - 13:48
Gati për nisje. Kanabisi i kapur në Velipojë, kush është polici i arrestuar, vëllai i …

Një sasi e konsiderueshme droge është kapur në Vilun në plazhin e Velipojës. Mendohet se jane rreth 1 ton te kapur, por aktualisht sasia e droges po peshohet per te njoftuar edhe sasine e sakte qe u sekuestrua.

Ne kete aksion, sipas gazetarit te “Panorama” mesohet se ka edhe disa te arrestuar, mes te cileve thuhet se eshte edhe nje efektiv policie.

Gazetari i “panorama” ben me dije se ne pranga eshte vene efektivi qe rezulton me dy emra, Enriko Zylja ose Prel Zylja. Ai eshte vellai i zevendeshefit te kufirit.

Image

 

Policia po heton per detaje te tjera dhe per zbulimin e plote te rolit qe kishte efektivi ne kete transport droge te sasise se madhe.

Kujtojme se zona e Vilunit në Velipoje dyshohet prej kohesh si pike ku droga transportohet me skafe drejt Italise.

 (Kosova Sot)