< Ambasadori i Francës ka disa porosi për Kosovën dhe Serbinë - Lajme - Kosova Sot
Ambasadori i Francės ka disa porosi pėr Kosovėn dhe Serbinė

Ambasadori i Francės ka disa porosi pėr Kosovėn dhe Serbinė

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert, deklaroi sot se Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë përpjekje për të arritur pajtim të plotë si dy shtete fqinje dhe të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët evropiane.

Ai këto komente i bëri me rastin e përkujtimit të viktimave dhe përfundimit të Luftës së Parë Botërore, nga Ambasada Franceze dhe ajo gjermane në Kosovë, ku morën pjesë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie dhe ai britanik në vendin tonë, Ruairi O’Connell.

Diplomati francez tha se Franca dhe Gjermania kanë gjetur rrugën e vëllazërimit dhe paqes, duke i mundësuar Evropës të ndërtojë një të ardhme të re, e cila nuk i harron vlerat universale të të drejtave të njeriut.

“Miqësia dhe bashkëpunimi franko-gjerman është shtylla kryesore e të gjitha shtyllave e të gjithë politikës në Evropë. Ajo çka ka bërë Gjermania dhe Franca janë shembull për të gjithë rajonin duke rekomanduar që kjo është rruga që duhet të marrin dy shtetet që janë ndarë kohët e fundit, Serbia dhe Kosova dhe duhet të bëjnë përpjekje për të arritur pajtim të plotë si dy shtete fqinje plotësisht solidar të gatshëm të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët evropiane”, tha Chabert.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt tha se sot jemi bashkuar për të vrarët e të gjitha luftërave veçanërisht të vrarëve në Luftën e Parë Botërore. Sipas tij tmerret e tri luftërave të zhvilluar vetëm brenda 75 vjetëve i kanë bashkuar francezet dhe gjermanët në një bashkësi të fatit si motor evropian.

“Në këtë vend është dashur të krijohet paqe pasi ajo ishte thyer nga ana tjetër. Për këtë arsye, ne evropianët pa patos të shtrirë, qëndrojmë pas nevojës për mbrojtje të vlerave tona në aleancën transatlantike, kjo i ka kthyer Kosovës paqen dhe lirinë”, tha ai.

 (Kosova Sot)

19 orë e 39 minuta më parë