Japonia krijon një material të ri për prodhimin e energjisë

  • 11 November 2017 - 15:05
Japonia krijon një material të ri për prodhimin e energjisë

Japonia do të përdorë “akullin e djegshëm” për energji Marrëdhënia e Japonisë me sektorin e energjisë është e komplikuar.

Duke qenë një vend jo i pasur me naftë, qymyr ose gaz natyror, atëherë për të furnizuar termocentralet e saj importoi mbi 90% të energjisë në vitin 2014. Ajo është importuesja e tretë më e madhe e naftës dhe qymyrit dhe importuesja numër një e gazit natyror të lëngshëm.

Në vitin 2016, fatura e gazit ishte 28.9 miliardë dollarë. Për më tepër, 50 reaktorët e saj bërthamorë, dikur të konsideruar si një zgjidhje e shkëlqyer për mungesën e burimeve të saj të energjisë, sot kryesisht qëndrojnë të papunë pas shkatërrimit të fabrikës bërthamore Fukushima Daiichi në vitin 2011. Por shkencëtarët japonezë mund të kenë gjetur një zgjidhje për problemet e energjisë në vend. Ata po testojnë një teknologji të re që mund të riformësojë industrinë globale të energjisë. Edhe më mirë, një teknologji që sillet rreth një burimi që Japonia e ka me bollëk të fshehur nën oqean.

Qeveria japoneze do të përdorë “akullin e djegshëm” për energji. Sipas Administratës së Informacionit të Energjisë së Shteteve të Bashkuara në mbarë botën ekzistojnë deri në 2,800 trilion metra kub hidrate të gazit që mbajnë metan një përzierje e ngrirë e ujit dhe metanit natyror. Rezervuarë të mëdhenj të këtij burimi gjenden aty ku bashkohen presione të larta dhe temperatura të ulëta. Deri më tani, askush nuk ka qenë në gjendje ta nxjerrë atë në treg.

Japonia është duke u përpjekur. Nga viti 2002 deri në 2017-ën, qeveria e saj investoi rreth 1 miliard dollarë për kërkime dhe zhvillim, sipas Ministrisë së Energjisë, Tregtisë dhe Industrisë.

Image

 

(Kosova Sot)