< Reshiti: Zhvatja u bë traditë partiake - Lajme - Kosova Sot
Reshiti: Zhvatja u bė traditė partiake

Reshiti: Zhvatja u bė traditė partiake

Analisti Ymret Reshiti pohon se ajo që e ka karakterizuar këtë qeveri nga mënyra e formimit është vetëm interesi personal i partive politike. "Përveçqë participimi i shumë partive politike në këtë Qeveri ndikon në brishtësinë e saj, kjo Qeveri dallohet edhe për akomodimin dhe rehatimin e familjarëve dhe njerëzve të oligarkisë. Praktika e punësimit të familjarëve në sektorin publik ka bërë që në Kosovë të krijohet sistemi i qeverisjes nepotike. Kjo armatë e familjarëve në sektorin publik është e rrezikshme për demokracinë kosovare dhe shtetin e së drejtës. Politikanët e Kosovës politikën e shohin jo vetëm si burim të pasurimit të tyre financiar, por edhe si burim i punësimit të familjarëve të tyre. Kjo tregon se nuk kemi demokraci në Kosovë, por autokraci të cilën e përbën mafia politike", u shpreh ai. Sipas tij, kjo klasë politike mafioze e ka shndërruar shtetin si pronë private të familjeve të tyre dhe oligarkëve.

(Kosova Sot)

13 orë e 23 minuta më parë