< Berisha nxjerr emrin: Ja kush ia dha makinën biznesmenit me 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit - Lajme - Kosova Sot
Berisha nxjerr emrin: Ja kush ia dha makinėn biznesmenit me 863 mijė euro dhe patentat e Tahirit

Berisha nxjerr emrin: Ja kush ia dha makinėn biznesmenit me 863 mijė euro dhe patentat e Tahirit

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan sot per personin qe i dha makinen biznemenit te ri Orest Sota, ne te cilen u gjeten gjate kontrollit te policise 863 mije euro dhe dy patentat e ish ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri.

Postimi i Berishes 

Ja ndertuesi i klienteles qe i dha makinen per transportin e krimit dhe bandes se Orest Sotes!

Te dashur miq, gazetari investigativ ka gjetur pronarin e makines, me te cilen udhetonte Orest Sota, qe u ndalua nga policia ne Elbasan duke patur ne makine miliona euro, dy patenta te Sajmir Trafikut dhe Florian Habilajn, shoferin e Saimirit, te cilet u larguan me mbrojtjen e policise duke marre me vehte seicili nga dy çanta te medha plote euro.

Pronari i makines se krimit ishte ndertuesi i klienteles qeveritare, Armand Lilo, me precedent plagosjen e djalit te pronarit ku ai po nderton etj. Lexoni shkrimin e gazetarit investigativ. sb

Hulumtim, Lidhjet e tjera të Sotës,zbulohet kush është pronari i Range Rover-it

Për Orest Sotën është thëënë gjithçka , lidhjet e tij të mundshme me Saimir Tahirin, kompania e ndërtimit, marrja e tenderit si nënkontraktor të komisariati 6, por dhe jeta e tij private, udhëtimet dhe shpejtësia në timon. Por tashmë një detaji i ri del për “timonin”.
Megjithëse Orest Sota është që prej datës 1 Nëntor i arrestuar për 3 vepra penale , asnjëherë nuk u bë me dije se në emër të kujt është makina me të cilën udhëtonte dhe në të cilën iu kapën dhe shuma prej 863 mijë eurosh si dhe 2 patentat e lundrimit të Saimir Tahirit.
Pas interesimit në prokurori sosnews.al arriti të siguronte një informacion të plotë rreth pronësisë së mjetit .
Një burim zyrtar i prokurorisë bëri me dije se automjeti tip “Rang Rover” disponon targën AA718OS , i cili rezulton në emër të kompanisë së një biznesmeni tjetër të rëndësishëm në fushën e ndërtimit të pallateve kryesisht në Tiranë.

Image

E më konkretisht të shtetasit 39 vjeçar me origjinë nga Pogradeci dhe banues në kryeqytet, Armand Lilo. Kompanitë e tij objekt të aktivitetit kanë zbatimin, projektim të ndërtimeve civile, ekonomike, punime dheu, sistemim të taracave, prodhime elementësh të parafabrikuara, betoni e beton arme, ndërtime civile e turistike ,rrugesh, vepra arti, hekurudha e kanalizime, punime karperterie, investime ne sektorin e energjetikes .
Por se çfarë i lidh konkretisht dy biznesmenët përveç makinës , kjo ende është një enigmë për të cilën prokuroria po punon për ta zbardhur.
Kompania e Lilos ndërton kompleksin e pallateve tek ish “Parku i Autobusave”
Armand Lilo është pronari i kompanisë e cila filloi ndërtimin e një kompleksi pallatesh pranë policisë bashkiake në kryeqytet në Shtator. Nisja e punimeve u bë shkak që dhjetra banorë të protestonin për prishjen e lulishtes ku po ngrihen pallatet.
Leja e ndërtimit është dhënë në datë 21 Shkurt 2017
policia e tiranes 2013
30 Maj 2013 -plagos djalin e pronarit të truallit, pranga ndërtuesit Armand Lilo
Pronari i një kompanie ndërtuese i një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë tentoi dje të vriste djalin e pronarit të sheshit të ndërtimit, për shkak të një debati për motive pronësie. Policia thotë se shkak i konfliktit ka qenë një garazh. Punimet që po kryente në një garazh në katin e parë të pallatit janë konsideruar “pa leje” nga ana e ndërtuesit, dhe për këtë arsye ka nisur një konflikt i ashpër deri në përdorim armësh zjarri.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e e datës 29 Maj në afërsi të Yzberishtit në kryeqytet dhe në konflikt janë përfshirë ndërtuesi Armand Lilo, miku i tij Ervis Nakja dhe babë e bir, pronarë të truallit ku ishte ndërtuar pallati, Adriatik e Edlir Bello, përkatësisht 57 e 22 vjeç. Burime nga Policia sqaruan se fillimisht ndërtuesi Lilo dhe bashkëpunëtori i tij Nakja kanë rrahur, duke e goditur me grushte Adriatik Bellon, pronarin e truallit, i cili po kryente punime në një pallat. Më pas kanë qëlluar në armë në drejtim të tij, por aty ndodhej edhe djali i pronarit, Edlir Bello, i cili ka mbetur i plagosur.
Shërbimet e Komisariatit Nr.6 dhe oficerët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke ndaluar dy të dyshuarit si autorë, Armand Lilon dhe Ervis Nakjen.

 (Kosova Sot)

15 orë e 49 minuta më parë