Rama sulmon administratën: Mbushur me parazitë e grabitqarë, nuk iu kërcet për qytetarët

  • 11 November 2017 - 17:49
Rama sulmon administratën: Mbushur me parazitë e grabitqarë, nuk iu kërcet për qytetarët

Kryeministri Edi Rama në një diskutim për ‘Bashkëqeverisjen’ në Mat tha se me këtë platformë nuk ka më burokraci për zgjedhjen e problemeve. Po ashtu nuk la pa kritikuar edhe punonjësit në administrata duke i cilësuar disa prej tyre si parazitë që nuk mendojnë për problemet e qytetarëve.

"Një nga hallet më të mëdha në këtë vend është se po c’e se nuk ndesh në njeriun e duhur në zyrën ku troket je  në det të hapur.  Ne po punojmë cdo ditë për ta luftuar dhe zmbrapsur, pasi kemi një fenomen të trashëguar të administratës, ku ka shumë parazitë, grabitqarë, njerëz që i shohin qytetarët nga xhepi dhe s’ua kërcet fare kush është përballë.

“Thotë tradita që të gjesh një mik, të gjesh një kushëri që ka mundësi ti thortë dikujt që k amë shumë influencë, të takohesh me x, të marrësh rrugën të takosh deputetin në Tiranë, pra gjëra që kushtojnë shumë ekonomikisht por edhe kohë. Duke pasur këtë platformë, që ne do ta shrijmë në të gjithë Shqipërinë, ky është një aplikacion për të zgjedhur probleme. Qeveria bëhet miku juaj më i afërm,” tha Rama.

Ministri dhe ministrja janë përgjegjës për çdo ankesë të qytetarit. Është shumë e shkurtër si rrugë, mjafton të hysh të bësh me dije problemin, dhe një skuadër me vajza dhe djem që nuk vijnë nga rruga por që kanë pasur punuar më parë, vihen në lëvizje për 10 ditë për të zgjedhur problemin.

(Kosova Sot)