“Qeveria po hakmerret ndaj Lazaratit, po e izolon nga…”

  • 11 November 2017 - 20:11
“Qeveria po hakmerret ndaj Lazaratit, po e izolon nga…”

“Lazarati po izolohet nga Rilindja”, ka qënë akuza e fortë që ka bërë  me anë të një postimi në rrjetin social ‘facebook’ deputeti demokrat, Tritan Shehu.

Ai  akuzon qeverinë se po hakmerret ndaj Lazaratit duke lënë urën e Kordhocës në mëshirën e fatit, për faktin se në atë zonë, Rilindja mori vetëm një ‘grusht’ votash.

Postimi i plotë:

« RILINDJA » PO HAKMERRET NDAJ LAZARATIT!

Ura e Kordhoces eshte e vetmja lidhje e Lazaratit dhe fshatit Kordhoc me fushat e tij.

Gjithashtu nje veper kulturore kjo, e rralle nga arkitektura e saj, pra me vlera te shumellojeshme, po rrezikon te shembet.

Riparimi i fundit i saj eshte realizuar dhjete vite me pare.

PER IRONI PERGJEGJESE PER MIREMBAJTJEN E ASAJ URE ESHTE MINISTRIA E KULTURES, DREJTUSJA E SE CILES ESHTE DHE DEPUTETE E ATIJ QARKU.

Fakti qe ne ate zone Rilindja mori vetem nje « grusht » votash, duket qe eshte shkaku qe e ka lene kete ure te rendesishme ne meshiren e fatit dhe qe po e con Lazaratin ne izolim nga fushat e prodhimit bujqesor te tij.

(Kosova Sot)