Kjo është 80-vjeçarja që Edi Rama do ta bënte deputete

  • 11 November 2017 - 20:18
Kjo është 80-vjeçarja që Edi Rama do ta bënte deputete

Gjatë takimit të tij në Burrel, Edi Rama u përball edhe më një grua 80-vjeçare që iu ankua për një serë problematikash, nga frika se do të hynte në burg se nuk ka paguar dritat e deri tek problemi i punësimit.

“Tani, unë jam 80 e kusur vjeçe dhe me ka zënë HEC-i i Ulzës 300 dynym tokë dhe s’më kanë dhënë asnjë lek për atë. Ti vjen e më thua se do të më fusësh në burg se nuk paguaj dritat”., – tha zonja duke shkaktuar reagime në sallë.

I gjetur ngushtë përballë pretendimeve të zonjës, Rama i tha se nëse do t’a kishte njohur më parë do t’a kishte bërë deputete të Kuvendit të Shqipërisë.

 

(Kosova Sot)