Droga në Velipojë, arrestohen edhe 2 persona të tjerë

  • 11 November 2017 - 21:22
Droga në Velipojë, arrestohen edhe 2 persona të tjerë

Mbrëmjen e sotme Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës kanë arrestuar një nga personat e shpallur në kërkim për sasinë e drogës të sekuestuar në Velipojë.

Shtetasi me inicialet F.M, 32 vjeç nga Këlcyra, u arrestua mbrëmjen e sotme në Lezhë. Gjithashtu, FNSH e Shkodrës ka vënë në pranga dhe 32-vjeçarin F. M., i cili kishte në përdorim mjetin “Ford Fiesta”.

20-vjeçari është kapur në Orikum, Vlorë, në bashkëpunim edhe me policinë e qytetit bregdetar. Ndërsa, shtetasi F. M. banues në Përmet, është arrestuar në Lezhë. Të dy këta persona ishin shpallur në kërkim, ndërsa janë vënë në pranga, si të përfshirë në trafikun e drogës.

Ai mësohet se ishte shoferi i furgonit që transportonte drogën drejt gomones në bregdet. Ndërkaq, policia është në ndjekje të dy personave të tjerë, J.B, 20 vjeç, dhe Gj.N, 44 vjeç.

Në fshatin Vilun të Velipojës, pas mesnate u sekuestrua nga policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH-ja, rreth 1.5 ton drogë. Pakot e kanabisit të ambalazhuara me natriban po përgatiteshin të ngarkoheshin në një gomone që do të transportonte lëndën narkotike drejt Italisë.

Trafikantët po përdornin një furgoni për të kryer transportin e lëndës narkotike nga magazinat e hotelit drejt bregut të detit.

Enriko Zyle 42 vjeç nga Shkodra, efektiv i Policisë Kufitare në Tiranë, u arrestua gjatë operacionit.

Ai u kap në momentin kur drejtonte makinën e mbushur me lëndë narkotike, ndërsa e transportonte tek gomonia në breg të detit.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, në oborrin e hotelit ku ndodhi aksioni, ndodheshin edhe disa automjete të tjera të mbushura me kanabis.

Bashkë me të u ndaluan edhe, Sokol Ujka, 42 vjeç, Arbër Bozhanaj, 30 vjeç, Genti Dano, 35 vjeç, Dervish Gjolekaj, 32 vjeç, të gjithë nga Vlora.

(Kosova Sot)