Specialja ‘arrë’ e fortë për Thaçin / Shefi i PDK-së po mundohet të blejë kohë

  • 29 July 2015 - 13:11
Specialja ‘arrë’ e fortë për Thaçin / Shefi i PDK-së po mundohet të blejë kohë

Kryetari i Partisë Demkratike të Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit të Grupin Parlmanetar të partisë që udhëheq tha se javën e ardhshme do të votohet Gjykata Speciale.

Por, ai nuk e tha asnjë fjalë nëse deputetët e tij kundërshtues janë pajtuar për një gjë të tillë, apo kjo është vetëm një deklaratë e zakonshme e tij e dhënë për mediat, që e bën për të blerë kohë për të bindur bashkëpartiakët e tij.

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu pas takimit ka thënë se ende nuk ka ndërruar qëndrim rreth Speciales, duke thënë se në momentin që ndryshon do ta bëjë publike, transmeton "Kosova Sot ONLINE".

Thaçi tha se votimi i Speciales është në të mirë të vendit dhe se duhet të votohet kjo gjykatë pasi është kërkesë e ndërkombëtarëve.

Deputetët që janë kategorik ndaj Speciales, si Ganimete Musliu e Nait Hasani e disa të tjerë mendojnë se kjo gjykatë po krijohet për të bërë drejtësi selektive.

Ndryshe, edhe kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi kanë thënë se nuk do të ketë pushim për deputetët pa u votuar Specialja.

(Kosova Sot)