Përgadituni, moti i ftohët po vjen...

  • 12 November 2017 - 15:15
Përgadituni, moti i ftohët po vjen...

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në pesë ditët e ardhshme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët .

Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1200m reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të regjistrohen nga 8-16 gradë Celsius. Temperaturat e larta 16 C do të jenë vetëm ditën e hënë dhe në pjesën e parë të ditës së martë, ku pastaj maksimalet do të ulën nën 10C . Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i jugperëndimit dhe më tej nga verilindja , shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 13m/s.

(Kosova Sot)