A do ta bllokojë opozita Kuvendin në ditën e Speciales?

  • 29 July 2015 - 15:37
A do ta bllokojë opozita Kuvendin në ditën e Speciales?

Kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka reaguar pas lajmit se ai ka iniciuar bllokimin e Kuvendit  në ditën kur do të hidhet në votim Gjykata Speciale, duke e quajtur lajm të pavërtetë.

Reagimi i Limajt:

 

Dua të njoftojë opinionin publik se lajmi i publikuar nga RTV Dukagjini se gjoja në takimin e mbrëmshëm më liderët e tjerë të opozitës unë kam propozuar dhe opozita ka vendosur për një plan për bllokim të kuvendit, është lajm i pavërtetë.

Qëndrimi im dhe i NISMA-s për Kosovën dihet dhe është shumë i qartë.

Natyrshëm sikurse më parë edhe tash, ne si opozitë vazhdojmë me takimet për koordinim të aktiviteteve tona politike, por dua të sqaroj opinionin se as nuk kam propozuar dhe as nuk është marrë ndonjë vendim për ndonjë plan në takimin e mbrëmshëm që kemi pasur me liderët e opozitës, thjesht në takimin e mbrëmshëm kemi biseduar për zhvillimet aktuale politike në vendin tonë.

(Kosova Sot)