Fillon “fshesa”! Deportohet grupi i parë i azilkërkuesve nga Gjermania

  • 29 July 2015 - 16:56
Fillon “fshesa”! Deportohet grupi i parë i azilkërkuesve nga Gjermania

Ka mbërritur sot rreth orës 15:00 avioni i parë me azilkërkuesit shqiptarë që po deportohen nga Gjermania.

Avioni i nisur nga Kassel i Gjermanisë ka zbritur në pistën e “Nënë Terezës” me 70 azilkërkues në bord, transmeton mapo.al.

Shqipëria dhe Kosova cilësohen nga Ministria e Brendshme gjermane si vende të sigurta të origjinës dhe nuk mund të përfitojnë azil në Gjermani.

Rreth 30 mijë shqiptarë mendohet të jetë numri i azilkërkuesve në Gjermani të cilët pritet të kthehen me procedura të përshpejtuara.