Skandalet me bollëk të komunarëve të Prizrenit

  • 29 July 2015 - 18:32
Skandalet me bollëk të komunarëve të Prizrenit

Abdyli: Nuk janë bërë mirë llogaritë në disa projekte

“S'ka planifikim të qartë buxhetor, s'ka infrastrukturë moderne, s' ka hapësira të gjelbëruara, s'ka ujë, s'ka shumë gjëra. Nëse flasim drejt, ka pasur edhe gjëra që ishin me bollëk. Ato ishin skandalet e qeveritarëve, proceset gjyqësore, aferat korruptive, luksi qeveritar”, thotë kreu i LDK-së në Prizren, Haxhi Abdyli

Në kuadër të projektit "Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale", organizata "Ec Ma Ndryshe" ka shqyrtuar të gjeturat e raporteve të Auditimit për Pasqyrat Financiare të Komunave të Kosovës, e në mes tyre dhe të Prizrenit. Të gjeturat e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) për vitin 2014 kanë konstatuar se komunat e mëdha të Kosovës përballen me sfida serioze në qeverisje.“Auditori ka vlerësuar se aranzhimet e përgjithshme të qeverisjes kërkojnë forcim, meqë ka dobësi në menaxhimin e sistemeve kryesore. Në bazë të këtyre raporteve del se pothuajse në të gjitha komunat e qendrat rajonale kontrollet mbi procesin e planifikimit, arkëtimit dhe raportimit të të hyrave nuk janë analizuar në mënyrë të qëndrueshme, me ç'rast tatimi në pronë, lejet e ndërtimit dhe të hyrat nga qiradhënia apo shfrytëzimi i pronës komunale paraqiten si zërat më problematikë. Në të njëjtën kohë është theksuar se edhe kontrollet mbi një sërë fushash të shpenzimeve kërkojnë përmirësim të mëtejshëm në mënyrë që të parandalohet mundësia që komunat të kenë humbje financiare, vlerë të dobët për paranë dhe menaxhim joefektiv të projekteve”, thuhet në raportin e “Ec Ma Ndryshe.  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)