Televizioni gjerman: Kosova, bazë e ISIS-it për rekrutim

  • 29 July 2015 - 18:54
Televizioni gjerman: Kosova, bazë e ISIS-it për rekrutim

Në një prej emisioneve “FAKT” të televizionit gjerman ARD, është folur për ekspozimin e Kosovës ndaj qarqeve të organizatave terroriste.

Në emision është thënë se Shteti Islamik e konsideron Ballkanin e posaçërisht Kosovën si vend të përshtatshëm për të rekrutuar luftëtarë të rinj.

Siç është thënë, Shteti Islamik rekruton luftëtarët e rinj përmes videove propaganduese në gjuhën shqipe dhe boshnjake, të cilat publikohen përmes internetit - kryesisht në Kosovë, dhe përmes të cilave bëhet thirrje për sulme terroriste.

Eksperti për Evropën juglindore, Florian Bieber nga Universiteti GAC, ka thënë se këto video propaganduese nuk iu adresohen vetëm myslimanëve të Ballkanit, por edhe për atyre të Evropës perëndimore.

“Meqë njerëzit që jetojnë në këto regjione nuk e kuptojnë gjuhën arabe, këto video të përktheyera në shqip dhe serbisht janë bërë një mjet i rëndësishëm për rekrutimin e luftëtarëve të rinj nga ISIS-i”, ka thënë Profesori Bieber, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, sipas tij, Kosova, bazë e rëndësishme e Shtetit Islamik dhe shumë luftëtarëve që vijnë prej andej, është për shkak të papunësisë së madhe.