Banorët “përvëlohen” nën çatinë e llamarinave

  • 29 July 2015 - 19:30
Banorët “përvëlohen” nën çatinë e llamarinave

Salihu: Në kohën e luftës hoqëm nga serbët, sot nga pushtetarët tanë

“Mjaft shumë na ka dënuar serbi, por këta na kanë dënuar edhe më shumë. Të paktën atëherë kemi qenë në luftë dhe mundoheshim që t’i ruajmë fëmijët dhe veten të mos na vrisnin, ndërsa këta që 16 vite pak nga pak janë duke na mbytur”, shprehet për gazetën Nizaqete Salihu, banore e barakave në “Fushën e Pajtimit” në Prishtinë

Të rrethuar me barishte, të cilat ishin tharë nga të nxehtit e madh që tani e sa kohë e ka kapluar Kosovën, në lagjen ‘Fusha e Pajtimit’ në Prishtinë qëndrojnë disa baraka të hekurta. Këto baraka të ndërtuara nga llamarina e hekurt kur i prekje me dorë të digjnin, pasi që kishin marrë temperaturë tejet të lartë nga rrezet e diellit. Mirëpo ato nuk ishin të vendosura vetëm për qejf në atë pjesë, por në to bënin jetë disa familje. A thua se si mund të jetojnë në këto baraka, pasi që i nxehti që ishte në to të përvëlonte? Epo jeta skamja dhe varfëria të shtyjnë të bësh çdo gjë vetëm ta strehosh kokën dikund. Pasi që nuk mund të rrinin brenda, ata kishin dalë jashtë barake dhe nën hijen që bënte, ata ishin ulur përballë njëri-tjetrit, bisedonin dhe i qanin hallet.  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)