Pajtonet ua shtojnë hijeshinë dasmave

  • 29 July 2015 - 20:30
Pajtonet ua shtojnë hijeshinë dasmave

Gashi: Kam dashur që mënyrat tradicionale të bërjes së dasmës të mos zhduken

"Ka qenë me të vërtetë lezet ta shohësh kerrin e nuses me pajton. Vetë ardhja te burri ka qenë e veçantë dhe e shyhretshme jo sikur tani që bëhen harxhime të mëdha po s’ka bukuri ardhja e nuses", kujton dasmën e saj plaka Nurie Rexhepi rreth të 80-ave

Marrja e nuses me pajton njihet si një nga zakonet më të vjetra në traditën e organizimit të dasmave ndër shqiptarë por në kohërat moderne ky zakon sikur u shua dhe nuk po aplikohet ashtu siç e bënin të parët tanë dikur. Në Ferizaj viteve të fundit kanë nisur të rriten kërkesat për një shërbim të tillë për të qenë më e veçantë martesa e çifteve të reja. Familjet e pasura dikur mbushnin qerret e kuajve me dasmorë, ndërsa qerren e nuses e zbukuronin në një mënyrë të veçantë për t'u identifikuar më lehtë arsyeja e bërjes së dasmës.

Gra të moshuara e kujtojnë me nostalgji ditën më të lumtur të jetës së tyre, por veçanërisht ardhjen te burri me qerre me kuaj. "Ka qenë me të vërtetë lezet ta shohësh kerrin e nuses me pajton. Vetë ardhja te burri ka qenë e veçantë dhe e shyhretshme, jo sikur tani që bëhen harxhime të mëdha po s ka bukuri ardhja e nuses", kujton dasmën e saj plaka Nurie Rexhepi rreth të 80-ave, e cila mban në mend gati çdo detaj të martesës së saj. (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)

Image
Image