Incident në QKUK, plumba në gjinekologji

  • 29 July 2015 - 20:43
Incident në QKUK, plumba në gjinekologji

Disa plumba të shkrepur nga oborri i Klinikës Gjinekologjike kanë goditur edhe brendësinë e objektit në dhomën 331. Nuk dihet kush e shkrepi armën dhe për çfarë arsye. Policia ka dy ditë që po heton rastin.

Nuk dihet se kush e as nga erdhën por disa plumba kanë përfunduar në gjinekologji. Krejt kjo bësohet se ndodhi të hënën pas orës 21:00 në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike të Qendrës Kryesore Spitalore në vend.

Ende nuk është vërtetuar nëse gjuajtja ndodhi brenda apo jashtë spitalit mirëpo predha armësh janë gjetur në dhomën 331 të katit të katërt të Klinikës ndërsa gëzhojat janë parë dhe jashtë objektit në oborr.

Përpos dëmtimeve të dritareve në dhomë fatmirësisht nuk ka pasë lëndime tek pacientet që ishin prezent e as tek foshnjat.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia. Sipas zyrtares për informim në rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ende nuk ka të arrestuar lidhur me këtë incident por se rasti është duke u hetuar.

Burime të Klan Kosovës brenda klinikës kanë thënë se gjujatja ka ardhur nga një aheng që po mbahej afër spitalit.